Një në pranga në Pejë për trafikim ndërkombëtar droge

Një në pranga në  Pejë për trafikim  ndërkombëtar drogePRISHTINË- Policia Ekzekutive e EULEX-it e ka arrestuar një person në Pejë per trafikimin ndërkombëtar të heroinës, pas operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm.


Personi i arrestuar akuzohet për trafikim të drogës në Kosovë dhe jashtë saj drejt shteteve të ndryshme evropiane në vitet 2008-2009, ndërkohë që arrestimi i tij është pjesë e një hetimi më të gjerë lidhur me krimin e organizuar.

EULEX ka njoftuar gjithashtu se ka bërë bastisjen edhe të dy objekteve të ndryshme në Pejë në lidhje me trafikimin e drogës.
Arrestimi dhe bastisjet janë autorizuar nga një gjykatës i proçedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës, ndërkohë që hetimet po mbikqyren nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

http://www.balkanweb.com/index.php

No comments:

Post a Comment