Nis procedimi penal ndaj dy personave, akuzohen për plagosje

 
Në qytetin e Sarandës, nisi të shtunën procedimi penal ndaj dy shtetasve, të cilët janë autorë të dy plagosjeve me dashje. Tashmë, ka nisur procedimi penal për shtetasit Romeo Laze, 22 vjeç dhe Fabjon Laze, 25 vjeç, të dy banues në lagjen "nr. 4" Sarandë.

Këta shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosën në lagjen "nr. 1" në Sarandë shtetasit me iniciale L. A., 32 vjeç, dhe P. A., 30 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Për pasojë, shtetasi P. A., është shtruar në spitalin e Tiranës dhe tashme është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, nga Komisariati i policisë Sarandë po punohet për kapjen e Romeo e Fabjon Laze, raportoi Ora News.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment