Guardiola: Barcelona nuk është më e mira në botë

 
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë dje se nuk mendon se skuadra e tij është më e mira në historinë e futbollit. Siç dihet Barcelona do të luajë sonte kundrejt United por Guardiola nuk ka dashur ti bëjë elozhe skuadrës së tij.

Skuadra e fortë katalanase, që ka një numër lojtarësh të Spanjës fituese në Kupën e Botës 2010, është cilësuar si skuadra më e mirë në historinë e futbollit nga disa media sportive pas dominimit në Primera Divizion për të tretin vit radhazi. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment