Në shtator filmi “Mbreti Luan” vjen në versionin 3D

Teknologjia 3D duket se do të përfshijë shumë shpejt industrinë kinematografike, ku tashmë janë disa filma të suksesshëm hollivudianë që janë njoftuar se do të vijnë në versionet e tyre 3D.

“Mbreti Luan” është filmi i animuar nga Disney që do të vijë shtatorin e këtij viti në versionin 3D. Shtëpia prodhuese ka njoftuar se do të jetë 16 shtatori kur filmi do të ketë primierën.

“Mbreti luan” një prodhim i vitit 1994, është një prej sukseseve më të mëdha të “Disney” dhe një film shumë i pëlqyer nga audienca shqiptare gjithashtu.

Pak ditë më parë, regjisori James Cameron njoftoi se një prej filmave më të suksesshëm në historinë e kinemasë,Titanik do të vijë në versionin 3D.

No comments:

Post a Comment