11-shja e Europës, Ronaldo jashtë

UEFA ka bërë të ditur formacionin më të mirë të këtij edicioni në Champions League. Në këtë 11-she bëjnë pjesë tre futbollistë të Barcelonës dhe dy të Realit të Madridit.
Edhe Manchester United përfaqësohet me tre futbollistë, Van der Saar, Vidiç dhe Giggs, por surpriza më e madhe është lënia jashtë e Cristiano Ronaldos nga ky formacion.

Për sa i përket Barcelonës, skuadra katalanase përfaqësohet me tre futbollistë: Pique, Iniesta dhe Messi. Ky i fundit ka realizuar 11 gola deri tani në Champions.

Reali përfaqësohet nga braziliani Marcelo dhe mesfushori Ozil. Mbetet jashtë Ronaldo, i cili nuk është vlerësuar aq sa duhet nga specialistët e UEFA-s.

Në formacionin më të mirë shfaqet edhe Shalke, skuadër që u eliminua në gjysmëfinale nga Unitedi. Raul Gonzalez përfshihet në formacionin më të mirë të Champions.

Të njëjtin fat ka patur edhe kapiteni i Shakhtar Donetsk, Dario Srna dhe mesfushori i Tottenhamit, Gareth Bale.

Formacioni sipas specialistëve të UEFA-s (4-4-2):

Portier: Van der Saar

Mbrojtës: Marcelo, Vidiç, Pique, Srna

Mesfushorë: Bale, Iniesta, Ozil, Giggs

Sulmues: Raul, Messi

No comments:

Post a Comment