Revolucioni historik i Egjiptit ka qenë gjatë këtyre javëve lajmi kryesor në median e shkruar dhe vizive në mbarë botën. Por ka edhe një arsye pse revolta popullore në sheshin Tahrir u kthye në një prej pamjeve më të shikuara në internet. Popullariteti i këtyre videove erdhi për shkak të shfaqjes në të të një kalorësi fantazëm që duket se i është bashkuar protestave. Komentet për kalorësin misterioz janë të shumta dhe pothuaj të gjithë i referohen kalorësit të katërt biblik i njohur ndryshe si vdekja. Testamenti i Ri në Bibël thotë se secili nga katër kalorësit e apokalipsit kanë nga një ngjyrë, të bardhë, të kuqe , të zezë dhe të gjelbwr që do të sjellin në botë, luftra, vdekje dhe uri. Këto pamje të transmetuara së pari nga Euronews kanë bërë që stafi i rrjetit europian të dalë në një deklaratë dhe të pranojë që pamjet nuk janë manipuluar. Ndaj gjithësecili është i lirë të interpretojë. Por duket se shumica janë të sigurt kalorësi i katërt i apokalipsit i bëri vizitë Egjiptit dhe solli vdekjen. Disa thonë se është një alien disa të tjerë thonë se është thjesht një reflektim në dritare. Por nëse është me të vërtetë vdekja ai që ndihmoi Egjiptin në revoltën kundër Mubarak, a mos vallë bota duhet të presë edhe kalorësit e tjerë duke pranuar kështu se apokalipsi është afër?
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment