Moratti: Do ta ktheja Ibran

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se do të mendonte për rikthimin e Zlatan Ibrahimovicit nëse do t’i jepej kjo mundësi në një të ardhme të afërt.

Boshnjaku me pasaportë suedeze në të gjitha klubet që ka luajtur në vitet e fundit (Juventus, Inter, Barcelona dhe Milan), e ka përfunduar sezonin me titullin e kampionit të Ligës, ndërsa këtë sezon triumfoi me rivalin e përgjakshëm të Interit, Milan.

“Do ta ktheja Ibrahimovicin që sot, kjo është sigurt. Pavarësisht gjërave tjera, ai është një lojtar që të ndihmon ta fitosh kampionatin”, ka thënë Moratti për Class TV. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment