Mos e lejoni gravitetin t’ju mposhtë.

Fekondimi mund të bëhet në cilëndo pozitë dhe se nuk ka të dhëna mjekësore se ndonjë pozitë është më e mirë se një tjetër. Mirëpo, pozitat e caktuara, i mbajnë spermatozoidet më gjatë në vaginë.
Mos u frikësoni që të eksperimentoni pak me pozita të ndryshme, të arrini orgazëm dhe të tentoni që në atë mënyrë t’u ndihmoni ‘notuesve tuaj të vegjël’ që të arrijnë deri te caku, por mos harroni se koha e duhur është shumë më e rëndësishme për fekondim, sesa një pozitë e caktuar.

Krahas kësaj që u tha, seksi me jastëk nën ije përkul cerviksin ashtu që u ndihmon spermatozoideve të arrijnë deri te vendi i dëshiruar.

Nëse flasim për gravitetin, këto janë pozitat të cilat mund ta pengojnë fekondimin: duke qëndruar në këmbë, duke qëndruar ulur, cilado pozitë kur femra është sipër.

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment