Mlladiq do të ekstradohet në Hagë.

Gjykata në Beograd ka vendosur që krimineli Ratko Mlladiq të transferohet në Tribunalin e Hagës që të përballet me procesin për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Avokati mbrojtës i Mlladiqit, Millosh Shaliq, ka thënë të premten se mbrojtja do ta apelojë vendimin, të hënën.
“Gjykatësi i ka informuar palët, prokurorinë, të paditurinë, mua, se mjekët kanë arritur në përfundim se ai është në gjendje që të përballet me procesin. Unë, personalisht, mendoj se ai nuk është në gjendje dhe se gjatë gjithë seancës dëgjimore, ai ka treguar shenja tërësisht të kundërta me ato që kanë thënë mjekët”, tha Shaliq.
Mlladiq u arrestua të enjten në një fshat në veri të Beogradit, pas 15 vjetësh në arrati. Seanca e parë dëgjimore ishte ndërprerë dje pasi avokati i tij ka thënë se Mlladiq nuk është në gjendje të komunikojë për shkak “të gjendjes së tij të rëndë fizike”.
Krimineli Mlladiq akuzohet për gjenocid në masakrën 8 mijë burrave dhe djemve të rinj boshnjak në Srebrenicë, në vitin 1995. Ky krim ishte konsideruar më i rëndi në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment