Konfirmohet interesimi i Juventusit.

Atletico Madrid ka konfirmuar se Juventus kërkon Sergio Agueron por kanë paralajmëruar italianët se sulmuesi argjentinas kushton 45 milionë euro.

Drejtori i përgjithshëm i klubit madrilen Miguel Angel Gil Marin ka mohuar spekulimet se rivali i qytet Real Madrid ka shprehur interesim për Agueron por pranoi se ka marr kërkesë nga Juventusi.

“Nuk kam marr asnjë ofertë nga Real Madridi. I vetmi klub i paraqitur është Juventus. Të hënën kemi marr një faks nga Bianconerët. Ata kanë shprehur interesimin e tyre por ne do të lejojmë largimin e Agueros për 45 milionë euro, asnjë euro më pak”, tha Marin për Radio Marca.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment