Milan prezanton fanellën për sezonin e ri 2011-2012

MILANO- Një prej klubeve më të mëdha italiane por dhe në Europë, AC Milan ende pa mbaruar sezoni 2010-2011 ka prezantuar fanellën e re për sezonin e ardhshëm, 2011-2012.

Disa nga lojtarët e Milanit, mes të cilëve veterani Sedorf, i sapoardhuri Van Bomel, apo i riu Antonini prezantuan fanellën e re para mediave.

Milan është në prag të fitimit të titullit të 18 në Seria A. Kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund të kampionatit, kuqezinjëve u mjafton vetëm një pikë për të nisur festën.


No comments:

Post a Comment