Dhunimi i privatësisë nga iPhone, flet Steve Jobs

NEW YORK- Apple nuk ka ndërmend të mbajë të dhënat e miliona përdoruesve të iPhone. Polemikat që shkatoi disa ditë më parë ideja se nëpërmjet një aplikacioni, iPhone kontrollon në kohë reale të gjithë përdoruesit e tij, ka marrë një përgjigje ngë numri 1 i Apple, Steve Jobs.“Ne nuk i ndjekim të gjithë. Informacionet e gjetura, siç e kemi shpjeguar, janë krijuar në thelb nëpërmjet informacionit anonim që ne marrim nga dhjetra miliona përdorues të iPhone”- tha Jobs gjatë në videointerviste telefonike, për sitin e lajmeve All Things Digital.

Sipas Jobs, kompania nuk ka bërë një punë të mirë shpjeguese, ndaj dhe kohët e fundit jemi përballur me shumë përfundime të gabuara.

Sipas tij, të dhënat regjistrohen për tju ardhur në ndihmë sa më shpejt përdoruesve të iPhone, duke shpjeguar se çdo informacion mbetet anonim.

No comments:

Post a Comment