Bigellow ndryshon skenarin e filmit “Vrite Bin Laden”

Regjisorja e njohur Ketrin Bigellou po punon rreth një filmi të ri të quajtur “Vrite bin Ladenin”, i cili pritet të xhirohet së shpejti lidhur me vrasjen e kreut të rrjetit terrorist Al Kaida nga forcat e Shteteve të Bashkuara.Bigellou, gruaja e parë regjisore, e cila fitoi çmimin Oskar, ka filluar të planifikojë xhirimin e filmit në javët e ardhshme, pasi do t’i duhet te ndryshoje skenarin.

Fillimishit filmi mendohej të bëjë fjalë për një mision të dështuar të forcave amerikane për të vrarë kreun e Al Kaidës në rajonin kufitar ndermjet Afganistanit dhe Pakistanit.

Por, pas aksionit të djeshëm në Pakistan, versioni i ri i filmit do të plotësohet me “përfundim të suksesshëm”.

No comments:

Post a Comment