Menuja ideale kundër pagjumësisë

 
Buka, makaronat, orizi, sallata jeshile, lulelakra, qepa dhe djathërat e freskëta, vezët e ziera, qumështi i ngrohtë dhe frutat e ëmbla, favorizojnë gjumin dhe ndihmojnë organizmin të qetësohet, ndërsa ushqimet që përmbajnë erëza kryesisht: piper të kuq, piper të zi, kripë me tepricë, madje dhe sallameritë, ushqimet e konservuara, pengojnë gjumin.

Janë me miliona njerëzit në të gjithë botën që vuajnë nga çrregullime të gjumit, që shtohen me ndryshimin e stinëve dhe në veçanti me afrimin e pranverës, duke ndikuar në shëndetin e përgjithshëm dhe cilësinë e jetës. Sipas ekspertëve, ushqyerja është e lidhur ngushtë me gjumin: ka nga ata që përgjumen me vështirësi kur nuk kanë ngrënë, ose e kundërta kanë ngrënë më tepër se ç’duhet.

Ekspertët kanë stiluar një menu ideale të ushqimeve që duhen evituar, sidomos: çokollata, kakaoja, çaji dhe kafeja për shkak të pranisë në to të kafeinës, përveç pijeve alkoolike të forta që ndikojnë në cilësinë e gjumit dhe në një zgjim jo të mirë në mëngjes. Për ekspertët, në darkë është e rëndësishme të shmangen ushqimet me tepricë sode, piper, hudhra dhe kripë, por edhe sallamrat.

Ndërkohë që rekomandohen disa ushqime të tjera që arrijnë të na qetësojnë: makarona, oriz, buka dhe të gjitha ato ushqime që përmbajnë aminoacide, sepse favorizojnë sintezën e serotoninës, që është një neutrasmetues cerebral që stimulon relaksimin. Mjaft të mira për menynë e mbrëmjes janë edhe perimet, vezët e ziera, mishi, peshku, djathërat e freskëta. Serotonina shtohet me konsumimin e ushqimeve me sheqerna të thjeshta si frutat e ëmbla të stinës.

Mes perimeve, në vend të parë është sallata jeshile, që ndiqet nga lulelakra e kuqe dhe qepa, sepse vetitë e tyre qetësuese ndihmojnë gjumin. Por mjaft të mira janë dhe kungujt, rrepa dhe kavoli. Së fundi një gotë qumësht e ngrohtë përpara se të shkohet në shtrat, që përveç se qetëson aciditetin e stomakut, bën të mundur të hyjë në qarkullim gjatë tretjes elemente që favorizojnë një gjumë të qetë dhe të pakësojnë nervozizmin.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment