Qeni që i bie defit…(VIDEO)


Në periudha krize mund të aktivizojmë edhe qentë e talentuar…

Tashmë duhet të mendojmë dhe shpenzimet më të vogla… për këtë kemi zgjidhjen! Nësë shikoni se qeni tuaj ka talent si qënushi në video, mund ta aktivizoni atë për të argëtuar ju por dhe miqtë tuaj.

Për të lidhur argëtimin me disa të vërteta në lidhje me qentë por dhe në përgjithësi për kafshët shtëpiak ne ju paraqesim arsyet pse dikush duhet të mbajë kashë në shtëpi.

Siç është vëzhguar nga shkencëtarë kafshët largojnë stresin.

Njerëzit të cilët mbajnë kafshë shtëpie, vecanerisht qen, janë më pak të stresuar dhe janë ata që shkojnë më pak për vizitë te psikologët e tyre, në krahasim me ata që nuk mbajnë kafshë shtëpie. Rastet e mbijetesës nga ataku i zemrës te personat që mbajnë kafshë shtëpie janë 12% më të larta, sesa ata njerëz që nuk mbajnë asnjë kafshë në shtëpite e tyre.

Kafshët shtëpiake dihet se kanë presionin më të ulët të gjakut dhe kjo ndikon edhe te ata që rrinë pranë me keto kafshë. Arsyet e këtij ndikimi janë të lidhura me faktorë psikologjike, si është fakti qe prania e një kafshe shtëpiake shmang vetmine dhe depresionin, të bën të qeshësh në disa raste e të luash me to, si dhe të ushtrohesh apo të dalësh për shëtitje.


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment