Matura, ja çfarë do përmbajë teza e provimit të Letërsisë

Më 25 maj hartuesit e tezës së provimit të parë të Maturës Shtetërore ngujohen në AVA.
Për një javë ata do të bëjnë përzgjedhjen e pyetjeve për të cilat do testohen maturantët në lëndën e Letërsisë. Provimi i Letërsisë do të zgjasë 2 orë e 30. Do të përmbajë 25 pyetje gjithsej, nga të cilat 13 me alternativa dhe 13 me zhvillim. Lloji i parë i pyetjeve do të vlerësohet me 1 pikë për secilën. Duke iu përgjigjur saktë, nxënësit mund të grumbullojnë në total 13 pikë. Pyetjet me zhvillim do të kenë peshë 3 herë më të lartë. Në total, duke dhënë përgjigjen e drejtë për këtë grup, maturanti merr 37 pikë. Pra, për të marrë notë maksimale në provimin e Letërsisë, do t’i duhen 50 pikë. Megjithatë, nga sa pohojnë specialistët e AVA-s, nxënësit mund të grumbullojnë në total 13 pikë. Pyetjet me zhvillim do të kenë peshë 3 herë më të lartë. Në total, duke dhënë përgjigjen e drejtë për këtë grup, maturanti merr 37 pikë. Pra, për të marrë notë maksimale në provimin e Letërsisë, do t’i duhen 50 pikë. Megjithatë, nga sa pohojnë specialistët e AVA-s, pasi të kryhet vlerësimi i të gjitha testeve, do të vendoset një tavan pikësh që lejon tolerancën për marrjen e notës minimale dhe maksimale. Provimit të Letërsisë 35 mijë nxënës do t’i nënshtrohen më 1 qershor. Mëngjesin e kësaj date do të dalin nga AVA edhe hartuesit e testit, pasi ai të jetë shpërndarë në të gjitha rrethet e vendit dhe të ketë nisur provimi. Në test do të ketë pyetje për të gjitha nivelet e nxënësve. Për të dobëtit që përgjithësisht marrin notën 5 ose 6, do të ketë pyetje në masën 40%. Në këtë mënyrë, këta maturantë do të mund të marrin pikët e nevojshme në provim, sa për të mos rezultuar mbetës. Niveli i dytë i pyetjeve, ku hyjnë nxënësit mesatarë të notave 7 dhe 8, do të zërë në çdonjërin prej testeve po 40% të totalit . Në këtë grup pyetjesh, do të ketë testim të dijeve të maturantëve jo thjesht për njohuritë bazë, por për njohuri më të thella, për të cilat mund të përgjigjen ata maturantë që përpiqen të mësojnë ose kanë qenë sistematikë. Niveli i parë, ose i nxënësve të mirë dhe shumë të mirë, do të ketë 20% hapësirë në test. Në këtë grup pyetjesh, maturantët do të testohen jo më vetëm për njohuritë që kanë marrë gjatë shkollës së mesme, por edhe për kreativitetin e tyre individual. Për pak ditë pritet që në të gjitha shkollat të nisin orët e konsultimeve. Sipas rregullores, maturantët do të bëjnë 5 orë të tilla, për të cilat mësuesit duhet të afishojnë grafikët përkatës. Këto konsultime janë mjaft të vlefshme për maturantët për të gjitha paqartësitë apo pikëpyetjet që ata do të kenë përpara provimit të letërsisë. Testi do të jetë i ndarë në dy pjesë. Secila pjesë e testit përmban fragmente veprash ose pjesë letrare të periudhave dhe gjinive të ndryshme letrare, ku përfshihen pyetje bazuar në pjesën e tekstit, pyetje që kërkojnë shpjegime, zëvendësime, komente, krahasime, analiza, interpretime, perifrazime, pyetje që kërkojnë nxitjen e imagjinatës dhe fantazisë së nxënësit dhe pyetje që kërkojnë përgjigje krijuese.

Vlerësimi

Vlerësimi i testeve do të realizohet në 6 qendra, 2 prej të cilave në Tiranë, ndërsa të tjerat në rrethe. Nga sa ka përcaktuar MASH, transporti i testeve nga Tirana për në secilën nga qendrat e vlerësimit Elbasan, Shkodër, Fier, Korçë dhe anasjelltas, do të bëhet nën masa të rrepta sigurie. Nga sa bën me dije MASH, shpërndarja e testeve në disa qendra numërimi garanton më shumë transparencë në vlerësim.

Përgjigjet, vetëm pas 10 ditësh

Testet kodifikohen dhe shpallja e rezultateve bëhet jo më vonë se 10 ditë pas çdo provimi të maturës. Ekspertët bëjnë me dije se do të jenë 7 teza të ndryshme provimi, të ndara këto sipas profilit të shkollës së mesme që maturanti ka kryer. Maturantët duhet të paraqiten në shkollë një orë përpara fillimit të provimit. Kandidatët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së caktuar, nuk duhet të dalin nga klasa. Maturantët nuk hyjnë në provim, nëse nuk janë në listat e AVA-s apo nëse nuk kanë mjet identifikimi. Ata gjithashtu nuk do të lejohen të nisin testimin, në rast se kanë telefon celular me vete. Në rast se kapen duke kopjuar, automatikisht përjashtohen nga provimi dhe humbin të drejtën për t’u testuar edhe për lëndët e tjera.

Kodi personal për nxënësit

Agjencia e Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve do të afishojë në shkolla listat me emrat e të gjithë maturantëve. Secili prej tyre ka një kod identifikimi (ID). “Kontrolloni saktësinë e të dhënave dhe mbani mend kodin tuaj. Nëse gjeni pasaktësi, paraqitini ato në komisionin shkollor të Maturës Shtetërore. Ruani kopje të formularëve dhe të të gjitha dokumenteve deri në përfundimin e procesit të maturës”, këtë këshillë japin specialistët e MASH. Sipas manualit të maturantit, formularin A2 e plotësojnë vetëm nxënësit që janë kaluar në provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. “Çdo maturant mbetës (me notë të shkallëzuar më të ulët se 4.51 ose të rrumbullakosur 5, qoftë edhe në një nga provimet, ka të drejtën e riprovimit të lëndës në vitet e ardhshme shkollore”, thuhet në manual. Sipas tij, vetëm pasi të jetë vlerësuar kalues, maturanti pajiset me diplomë dhe mund të konkurrojë për programet e studimit të arsimit të lartë.
(panorama.com.al)






No comments:

Post a Comment