Maqedoni, partitë vendosin marrëveshje për zgjedhje të lira

Maqedoni, partitë vendosin marrëveshje për zgjedhje të liraSHKUP- Ka përfunduar me një marrëveshje për zgjedhje të lira dhe demokratike, takimi i parë në 2 vitet e fundit, mes liderëve të dy partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaci dhe Ali Ahmeti. Sic raportojnë, mediat në vend, kreu i PDSH-së dhe ai i BDI-së kanë nënshkruar sot këtë dokument në praninë e ambasadorit të Shqipërisë, Arben Çejku i cili ishte promotor i marrëveshjes dhe të mbështetur nga ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Maqedoni, Filip Riker dhe Peter Sorensen.


Me marrëveshjen e nënshkruar, dy partitë politike angazhohen për një proces zgjedhor të lirë, të drejtë dhe të ndershëm me të cilin garantohet vullneti politik i qytetarëve, të evitohen gjuha e urrejtjes, fyerjet provokimet dhe aktet e tjera që prodhojnë tensione dhe konfrontime.

Me këtë marrëveshje gjithashtu parashikohet që partitë politike t'i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve, qe do te dalin nga një proces i lirë dhe demokratik. "Unë kam dashur që ne të kontribuojmë në rritjen e imazhit të popullit dhe shtetit tonë, pasi vetëm zgjedhjet e lira janë vlera", ka deklaruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndërsa lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se ky është një hap mjaft i rëndësishëm për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. “Ne si shqiptarë duhet të dëshmojmë që jemi të gatshëm të bëhemi pjesë e strukturave euroatlantike", - ka deklaruar Thaçi.

http://www.balkanweb.com

No comments:

Post a Comment