Hagë, rrëzohet kërkesa për lirim e ultranacionalistit serb

Hagë, rrëzohet kërkesa për lirim e ultranacionalistit serbHAGË- Gjykata Penale Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi hodhi poshtë sot kërkesën për lirim të ultranacionalistit serb Vojislav Sheshel, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në periudhën 1991-1993.


"Dhoma konsideron se ekzistojnë mjaftueshëm elemetë provash në këtë fazë që do t'i mundësonte një gjykatësi të arsyeshëm të dënojë të akuzuarit përtej çdo dyshimi për nxitje të të gjitha krimeve të sipërcituara",- shpjegoi gjykatësi.

Presidenti i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, 56-vjeç i kërkoi më 7 mars gjykatës ta lirojë pas prezantimit të provave të akuzës dhe para argumentave të mbrojtjes.

I akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Bosnje, Kroaci dje Vojvodinë në periudhën 1991-1993 Vojislav Sheshel, i cili po mbrohet vetë, ndodhet në qendrën e paraburgimit të Kombeve të Bashkuara në Hagë që prej 2003.

Procesi i tij për persekutim, akte çnjerëzore, dëbime, vrasje, tortura, u hap në vitin 2006.


http://www.balkanweb.com

No comments:

Post a Comment