Lulzim Basha respekton heshtjen zgjedhore- kalon ditën pranë familjes

Kandidati demokrat shfrytëzoi këtë ditë pushimi, për të qëndruar pranë familjes së tij. Basha ka kaluar ditën nën shoqërinë e bashkëshortes Aurela dhe vajzës Dafina.Kandidati i Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, në bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, ka zgjedhur të kalojë minuta të qeta me familjen e tij, përmes një shëtitje nën ajrin e freskët të kodrave të Liqenit artificial. Nën shoqërinë e bashkëshortes Aurela dhe vajzës Dafina, z.Basha kaloi ditën me familjen e tij, duke respektuar kështu edhe heshtjen zgjedhore, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për pushtetin vendor. Basha ka përfituar nga një ditë pushimi, pas më shumë se 6 javësh fushatë intensive në qytetin e Tiranës. Lulzim Basha garon në zgjedhjet lokale që mbahen nesër, për kryetar të bashkisë së Tiranës.
(gazeta55.al)

No comments:

Post a Comment