F1, dominon Fetel, serish në pole postion

TURQI- Gjermani Sebastian Fetel do të niset i pari në garën e nesërme në pistën Istambul Park me Red Bullin e tij, pas ka regjistruar kohën më të mirë në provat e përgjithshme për Çmimin e Madh të Turqisë. Menjëherë pas tij është renditur piloti tjetër i Red Bull Mark Webber dhe në të tretin piloti i Mercedes, Niko Rosberg.
Ferrari ka zhgënjyer sërish duke regjistruar kohë jo shumë të mira, larg pretendentëve. Fernando Alonso do të niset nesër nga vendi i pestë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Felipe Masa nga pozicioni i dhjetë.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment