Algen Nikolla, i vetmi lojtar i BB4 që bën tifo për PS-në

Pas daljes nga loja e “Big Brother 4”, pothuaj të gjithë konkurrentët e “Big Brother 4” morën ftesa për të qenë të pranishëm në fushatën politike për zgjedhjet lokale, që mbahen nesër në gjithë Shqipërinë.
Nisur nga popullariteti i tyre pas 100 ditëve “reality show”, politikanët menduan t’i kenë si suport për fushatat e tyre konkurrentët e këtij spektakli të ndjekur. Por, ndërkohë që disa prej tyre shfaqën hapur edhe bindjet politike, si Ergysi, Toros, Jonela dhe Klodi, ndërsa pohuan se po bëjnë fushatë për kandidatët e PD-së, kishte nga ata si Ermela dhe Ervini që nuk i ngatërruan bindjet politike me praninë e tyre në fushatën e PD-së, duke pohuar se marrin pjesë në fushatën e PD-së vetëm për show. Ndërkohë që, jashtë politikës kanë pohuar se janë: Ogreni, Neda, Emilio, Klaudia, Çimi, Mirjeta dhe Algeni. Por 34-vjeçari nga Lezha duket se nuk është aq jashtë politikës sa thuhet. Ka bërë përshtypje këto ditë për komentet e tij të vazhdueshme në profilin e tij në Facebook, që lidhen shpesh me fushatën zgjedhore dhe politikën. Në statuset që ai vendos, duket se është një mbështetës i politikës së majtë. Madje, në një prej komenteve të tij ironizon dhe ndonjë prej banorëve që përkrahin politikën e djathtë, ndërsa shkruan se, ”Mirë Toros që ka qenë militant e është aktivizuar gjithmonë me PD-në, por Ervini çne me këtë parti?!”. Ndërkohë që, për sa u përket angazhimeve të tjera, Algeni ka preferuar këto kohë të qëndrojë larg mediave, derisa të vendosë për një fillim të ri në televizion.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment