Libi, mbytet anija me 600 persona

Një barkë me më shumë se 600 emigrantë është mbytur pranë brigjeve libiane, në afrësi të Tripolit.Sipas mediave lokale, në vendngjarje ka me dhjetra të vdekur, ndërsa të mbijetuarit kanë arritur të shpëtojnë me notë.

Mjeti është fundosur menjëherë sapo është nisur për shkak të mbingarkesës.

Deri tani janë gjetur 16 kufoma, mes së cilave tre të porsalindur dhe shumë gra.

Emigrantët vinin nga disa vende të zonës Sub-Sahariane.

Sipas dëshmive të mbledhura nga gazetarët lokalë në bashkëpunim me BBC-në, 16 të vdekurit e gjetur janë somalezë, ndërsa 32 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment