Familja Meta- Berisha po blejnë News 24, Gazeta Shqiptare dhe Radio RASH

Dy biznesmenë shqiptarë, njëri përfaqësues i bizneseve të Familjes Berisha në një bankë në Tiranë dhe tjetri i njohur si pjesë e biznesit të Ilir Metës, janë duke përfunduar kontratën për blerjen e grupit mediatik News 24, ku bëjnë pjesë dhe Gazeta Shqiptare, radio RASH dhe portali Balkanweb.Dy biznesmenët, I. H dhe A. S. kanë ngrirë një sasi të konsiderueshme paresh në një bankë në Tiranë si garanci për pronarët italianë të Edisud. Burime nga grupi mediatik i thanë gazetës Tema se blerja mund të mbaroj një javë pas zgjedhjeve.

Në redaksi është rritur tensioni dhe makthi mbi pronarët e rinj të këtij grupi, por ende nuk ka deklarata zyrtare prej tyre.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment