Lezhë, incident elektoral, plagosen kandidatët e PD-PS

LEZHË-Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale një tjetër incident elektoral me pasojë plagosjen e dy kandidatëve të forcave kryesore politike në zgjedhjet e 8 majit është shënuar dje në mbrëmje në Lezhë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në orët e vona të mbrëmjes së te martes në fshatit Fishtë të qytetit të Lezhës janë konfliktuar kandidati i Partisë Demokratike Jak Zhuba dhe kandidati i Partisë Socialiste Zef Hila. Ndërkohë që bëhet e ditur se në këtë përplasje midis kandidatëve janë përfshirë edhe simpatizantëtë të forcave politike. Policia e Lezhës ka konfirmuar incidentin elektoral midis përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike të cilët kandidojnë në Komunën Blinisht.

Mësohet se si Hila dhe Zhuba të cilët kanë mbetur të lënduar janë dërguar për mjekim në spitalin e Lezhës, ndërkohë që kandidati demokrat Jak Zhuba pasi ka marrë mjekim e nevojshëm është shoqëruar në komisariatin e policisë. Kandidati socialist Zef Hila bëhet e ditur se ndodhet ende në spital. Uniformat njoftojnë se edhe kandidati i PS do të shoqërohet në rajonin e policisë pasi të marrë mjekimin e nevojshëm.

Kandidati i koalicionit të majtë ka rrëfyer për NEWS24 se konflikti ka nisur qeë një ditë më parë, gjatë një mitingu të PS në Fishtë, ndërsa sipas Hilës natën e sotme ai është dhunuar nga rivali i tij dhe rreth 10 simpatizantë që e shoqëronin atë. Hila deklaron se është rrahur barbarisht pa pasur asnjë komunikim me palën tjetër, ndërsa sipas tij të gjithë personat që e kanë dhunuar kanë qënë të armatosur.

Policia ka nisur punën për të zbardhur motivet e vërteta të përlasjes dhe për këtë arsye do të marrë edhe dëshmitë nga personat të cilët kanë marrë pjesë në përplasje si dhe ate të të dy autorëve kryesor të saj, dëshmia e të cilëve do të zbardhë më tej ngjarjen.

No comments:

Post a Comment