Bin Laden, teologët shqiptarë: Jo traditë hedhja e trupit në det

TIRANE-Polemikat për hedhjen në det të trupit të Osama Bin Laden mbërrijnë dhe në Shqipëri. Teologët shprehen se hedhja e trupit në det nuk është praktikë fesë islame, shkruan sot e perditshmja Gazeta Shqiptare. Por, ka nga ata që e gjykojnë të drejtë vendimin e amerikanëve për hedhjen në det të trupit të Osama Bin Laden, një prej terroristëve më të mëdhenj të botës. Mendimet e një prej teologëve shkon më tej, i cili shprehet se trupi i tij nuk është hedhur realisht në det.

Teologu Ermir Gjinishi sqaron se kjo çështje po lihet të diskutohet në media deri sa të qetësohet situata. "Varret në islam bëhen në tokë, vetëm kur je në një udhëtim, atëherë trupi mund të hidhet në det. Por në ditët e sotme teknologjia ka përparuar dhe trupi nuk prishet me aparaturat që ka. Por hedhja në det nuk ka lidhje me traditën islame", - ka deklaruar Gjinishi ne nje artikull posacerisht per kete ceshtje me detaje nga Gazeta Shqiptare.

Pa ore pas deklarimit per vrasjen e Bil Laden, Bota islamike e konsideroi mëkat hedhjen në det të trupit të Osama Bin Ladenit. Reagimi i tyre ka qenë i ashpër ndaj këtij veprimi të administratës amerikane, e cila e justifikoi këtë veprim edhe me faktin se "asnjë nga vendet islamike nuk e ka pranuar trupin e tij". Mahmoud Ashour, anëtar i Akademisë së Kërkimeve Islamike të Al Azhar, qendra më prestigjioze e dijes sunite, në një deklaratë të dhënë agjencisë shtetërore italiane të lajmeve 'ANSA', ka folur se akti i amerikanëve ishte një "mëkat" duke shtuar se "kjo lloj varrosje është një dhunim i rëndë i Islamit".

No comments:

Post a Comment