Letrat e Xhon Lenon

Letrat e John Lennon pritet që të publikohen nga e veja e tij Yoko Ono, e cila kishte arritur marrëveshje me një shtëpi botuese britanike për të drejtat e këtyre letrave për një shumë prej hiç më pak se 500 mijë dollarësh. Botuesit e Orion Books në Londër kanë të drejtat ekskluzive për letrat dhe ata planifikojnë lansimin e librit me letrat e legjendës së “Beatles” vitin e ardhshëm.

“Shumica prej tyre nuk janë parë kurrë… Ato janë plot e përplot dorëshkrime. Ato janë letra qesharake, pikëlluese dhe tejet njerëzore”, theksoi Alan Samson nga shtëpia botuese Orion Books.
(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment