Ermal Fejzullahu blen vilën prej 300 mijë eurosh

Pas Adrian Gaxhës, një tjetër këngëtar blen vilë të shtrenjtë. Edhe pse koha e krizës po mbretëron në botë, Ermal Fejzullahun nuk e ka penguar aspak që të blejë një vilë rreth 300 mijë euro dhe të vendoset aty me familjen e tij. Para dy viteve Ermali është bërë baba dhe ka tashmë djalin, Artin, kurse tani bashkëshortja Ariana është në pritje të një fëmije tjetër që thuhet se është vajzë. Shtatzëninë e dytë të Arianës e ka pohuar dhe vetë Ermali, në një intervistë dhënë “Panorama plus”, disa muaj më herët. Por thuhet se kushtet jo të mira të jetesës në banesën aktuale e kanë shtyrë Ermalin që të jetojë vetëm me familjen e tij në fshatin amerikan që është ndërtuar në Hajvali të Prishtinës, ndërsa vila ka kushtuar rreth 300 mijë euro. “Nuk kam pasur ndonjë arsye të shpërngulem në shtëpinë time në fshatin ndërkombëtar në Hajvali, mirëpo kohë më parë e kam blerë këtë shtëpi dhe deri më tani ka mbetur bosh, pa jetuar askush. Tashmë kam familjen time, bashkëshorten, djalin dhe së shpejti do të kemi edhe një vajzë, ndaj e pashë të arsyeshme që të dal të jetoj në shtëpinë time. Natyrisht që unë nënën dhe babanë do t’i vizitoj çdo ditë, familja nuk do ta ndiejë mungesën time. Edhe ata po ndihen të kënaqur që unë kam një shtëpi timen, të cilën e kam blerë me punën dhe kam siguruar një jetesë komode”, ka theksuar Ermali, në një intervistë dhënë mediave në Kosovë. Mes të tjerave, Ermali ka theksuar se është duke punuar në realizimin e një dueti me këngëtaren Nora Istrefi, që pritet të publikohet këto ditë. Ky bashkëpunim me Norën vjen pas duetit të suksesshëm me rep grupin Tingulli 3nt, ndërsa këngëtari tregon se do të realizojë edhe klipin e këngës “Nafaka”, e cila në versionin audio tashmë është publikuar.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment