Lady Gaga ndahet nga i dashuri

Lady GaGa është tashmë single. Lajmin e ndarjes nga Luc Carl e ka dhënë vetë këngëtarja gjatë një interviste në Graham Norton Show. "Nuk kam të dashur dhe kohët e fundit nuk kam qenë në asnjë takim romantik", ka thënë ajo.


Ndërsa në lidhje me motivin e ndarjes nuk ka asnjë informacion, por të gjithë mendojnë se ndikim negativ në lidhje ka patur axhenda e ngjeshur e popstarit. Lidhja e Carl dhe Lady Gaga kishte nisur që në 2005-n dhe gjatë këtyre viteve ata janë ndarë dhe bashkuar disa herë.


Në një intervistë të hershme për revistën Rolling Stones, Lady Gaga e kishte përshkruar Luc Carl si dashurinë e madhe të jetës. "Nuk do të mund të kisha pasur kaq sukses pa të. Nuk kam dashur kurrë një njeri aq sa dua atë. Historia jonë më ka formuar, më ka kthyer në një luftëtare", citohet Lady Gaga në revistën e njohur.
(shekulli.com.al)

No comments:

Post a Comment