“Fletët e kontestuara të administrohen në rrugë ligjore”

Flet deputeti demokrat dhe njëherazi ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, lidhur me fletët e votimit të kandidatit për bashkinë e Tiranës, të cilat u gjetën në kutitë e këshillave bashkiake dhe kandidatët për minibashkinë. Sipas Imami, këto nuk janë vota të pavlefshme, por shprehje e drejtë e vullnetit të qytetarëve, pavarësisht kutisë se ku janë gjendur. Votat quhen të pavlefshme kur shoqërohen me probleme teknike si p.sh grisje të fletës, gërvishtje, bojë stilolapsi si dhe vendosja e shenjës së votimit në më shumë se 1 kandidat.
“Është e nevojshme që këto vota të administrohen dhe të shkruhet qartë se këto vota u gjetën në këto kuti. Më pas, është çështje KQZ që të vlerësojë këto vota nëse janë për njërin apo tjetrin kandidat. Është e rëndësishme të këto vota kanë dalë nga komisioni i qendrës së votimit. Këto nuk janë vota të pavlefshme; pra të kenë pasur dy shenja ose tre, por janë vota që janë gabimisht nga qytetarët nga kutia e kryetarit në atë të kryetarit të minibashkisë. Ne kërkojmë që këto të administrohen në rrugë forma ligjore”, u shpreh deputeti dhe ministri Arben Imami.

Neni 117
Llojet e votave dhe kriteret për vlerësimin e votës
1. Fletët e votimit ndahen në vota të vlefshme ose në vota të pavlefshme.
2. Vota të vlefshme janë vetëm fletët e votimit, në të cilat është votuar qartësisht vetëm për njërin nga subjektet
zgjedhore apo partinë politike pjesëtare të koalicionit në fletën përkatëse të votimit.
3. Vota të pavlefshme janë fletët e votimit kur:
a) fleta e votimit nuk ka të njëjtën madhësi, ngjyrë ose formë me fletën e votimit të miratuar nga KQZ-ja;
b) fletës së votimit i mungojnë vulat e parashikuara në nenin 103 të këtij Kodi;
c) në fletën e votimit janë bërë shënime apo shenja që bëjnë të pamundur vlerësimin e votës;
ç) në fletën e votimit janë bërë shënime në favor ose në disfavor të subjekteve të caktuara zgjedhore;
d) është votuar për më shumë se një nga subjektet zgjedhore në fletën e votimit;
dh) nuk është votuar për asnjë nga subjektet zgjedhore në fletën e votimit;
e) nuk është e qartë se për kë është votuar; ose
ë) zgjedhësi ka votuar për një person apo subjekt që nuk është në fletën e votimit...
(gazeta55.al)

No comments:

Post a Comment