KQZ shtyn neser mbledhjen hapen 20 kuti, 46 fletë për Bashën,14 për Ramën

Komisioni Qendror Zgjedhor miraton ne parim aktin normativ, i cili synon të vlerësojë si të rregullta të gjitha fletët e votimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të gjendura në kutitë e gabuara. Fletët e votimit janë cilësuar si të kontestueshme nga KZAZ. Ndërsa KQZ vijoi mbledhjen, jashte, para godines qëndruan me ore te tëra deputetë dhe simpatizante të PS-së. Ndërkohë që policia blindoi KQZ me dy kordonë policor. Paraditja u shoqerua me tensione. Deputetët PS s'u lejuan të hyjnë në mbledhjen e KQZ. Kaluan gardhin policor dhe hyne ne oborr te KQZ, por s'u lejuan ne mbledhje. Xhafaj: Populli te mbroje voten e tij. Numërohen 20 kuti në KZAZ 47, 46 vota i kalojnë Bashës, 14 Ramës. KQZ po vendos vetem me votat e mazhorances.

KQZ SHTYN PËR NESËR ORA 10:00 MBLEDHJEN, NUMËRON 20 KUTI, 46 VOTA BASHA, 14 VOTA RAMA
Ora 23:50 KQZ ka shtyrë për nesër në orën 10:00 mlbedhjen e ardhshme të saj, ku do të vijojë numërimin e 40 kutive të tjera përkatëse për njësistë e kryeqztetit. Ky komisin ka numëruar 20 kuti votiimi tek të cilat kanë rezultuar 60 fletë votimi të panumëruara. Nga verifikimi i këtyre fletëve kandidati I PD Lulzim Basha ka marrë 46 vota, kandidati i PS ka marrë 14 vota.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment