KQZ mbyll për sot numërimin 80 vota Basha, 31 Rama, nesër numërohen edhe 11 kuti

Prej dy ditësh situata vazhdon të jetë e tensionuar. Ndërsa brenda ne KQZ vazhdon numërimi i votave të kontestuara duke u shoqëruar me debate pro e kundër mes anëtarëve të maxhorancës e opozitës, jashtë militantët dhe deputetët PS tentuan herë pas here të thyejnë kordonin policor për të hyre në ambientet e KQZ-së. Protesta e tyre përfundoi rreth orës 21:15 të mbrëmjes. KQZ shtyn mbledhjen per neser, sot numëroi 52 kuti. Basha merr 80 vota shtese. Rama 31 vota. Godina u blindua nga policia, forcat e FNSH dhe RENEA. Pati sot protesta paralele dhe ne disa qytete. Protestuesit bllokuan akset kryesore Fier- Lushnje, Lezhe- Tirane.

KQZ MBYLL NUMËRIMIN PËR SOT
Ora 22:02- Gazetarja e NEWS24 Aurora Sulce deklaron se KQZ e ka mbyllur për sot procesin e numërimit të votave. Në total, sipas saj janë numëruar 52 kuti, ku 80 vota plus i kanë shkuar Bashës dhe 31 vota Ramës. Nesër KQZ do të vazhdojë numërimin me 11 kuti të tjera, që i përkasin KZAZ-ve 50, 52 dhe 53.
Vetë kryetari i KQZ-së Ristani ka deklaruar se ky proces vijon duke thënë se cdo KZAZ mund t’i drejtohet KQZ për cdo kontestim pasi tashmë KQZ luan rolin e një KZAZ-je të madhe. Mbledhja pritet të rinisë nesër rreth orës 09:00.

MINISTRI NISHANI VIZITON POLICËT TEK KQZ-ja
Ora 21:51- Pas përfundimit të protestës së përfaqësuesve të Partisë Socialiste jashtë ambienteve të KQZ-së, ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka shkuar atje të vizitojë policiët që për orë të tëra qendruan në krye të detyrës, duke zbrapsur protestuesit e irrituar. Nishani ka qendruar jashtë ambienteve të KQZ-së dhe ka qënë i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment