Tableti i Dell në Qershor

 
Ndërsa pritet dalja në treg e Androidit Streak Pro Honeycomb i kompanisë Dell, mediat kanë publikuar të dhëna të tjera rreth këtij tableti.

Ky prototip ka një ekran 10.1-ich me prekje me rezolucion 1280 x 800, një procesor Dual Core Tegra 2, një memorje të integruar opsionale 16-64 GB, një portë për kartë SD, një kamer në pjesën e pasme të tabletit 5 megapiksel dhe një në pjesën ballore të tij 2 megapiksel, portë USB-je, Bluetooth dhe WiFi.

Ky tablet pritet të dalë në qershor po ende nuk ka asnjë të dhënë sa i përket çmimit të tij. 


(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment