Kosovë, thellohet deficiti tregtar


Deficiti tregtar i Kosovës vazhdon të thellohet si pasojë e mosrespektimit të marrëveshjes CEFTA nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.


Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave një tjetër faktor ndikues është edhe ndërprerja e tregtisë nga disa vende të BE-së.

Megjithatë, shifrat zyrtare tregojnë se gjatë tre muajve të parë të vitit, në Kosovë është rritur vëllimi i eksporteve krahasuar me të njëjtin 3-mujor të një viti më parë.

Sipas zëdhënësit të doganave, Adriatik Stavileci, gjatë muajve janar, shkurt dhe mars Kosova ka eksportuar mallra me vlerë 26 milionë euro, 6 milionë më shumë se viti i kaluar.

Që nga periudha e pasluftës Kosova përballet vazhdimisht me deficitin tregtar, por ekspertët thonë se këtë herë ai është thelluar më shumë.


(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment