Interi kërcënon klubet e vogla


Interi ka kërcënuar klubet e vogla të Serie A me bojkotim të blerjes së lojtarëve të tyre, në rast se nuk ndryshohen politikat e shpërndarjes së fitimeve nga të drejtat televizive.


Ekipet e mëdha italiane si Inter, Milan, Juventus, Roma dhe Napoli kanë humbur për një votë kur është bërë hartimi i shpërndarjes së fitimit nga të drejtat televizive që tani vë në baraspeshë të 20 klubet e Serie A. Ekipet e mëdha mendojnë se ata duhet të kenë fitime më të mëdha nga të drejtat televizive për shkak se kanë më shumë fansa.

“Nëse ndodh që ndonjë prej këtyre 15 klubeve të na e marrë paranë tonë, atëherë ne nuk do të blejmë kurrë asnjë lojtar të tyre. Kjo nuk i përshtatet realitetit aktual”, ka thënë Paolillo.
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment