Jashari: Kërcënime ndaj RDK-së

 
Selver Jashari, kandidati për deputet i Rilindjes Demokratike Kombëtare, ka shprehur shqetësimin lidhur me kërcënimet dhe shantazhet e ndryshme të partive të mëparshme.

Përmes një deklarate për shtyp ai ka akuzuar partitë e tjera se po friksojnë njerëzit t tyrë për të mbyllur shtabet.

“Ata me qyqarllëk dhe duke shpresuar se do të shpëtojnë veten dhe gjitha bëmat e tyre të këqija që si mban mend historia e këtyre trevave, po frikësojnë njerëzit tanë për të mbyllë shtabe, për të hequr pankarta dhe provokime të përditshme”, thuhet në RDK-së.

Jashari ,bartës i listës zgjedhore të RDK-së në Njësiën zgjedhore numër 2, ka deklaruar se veprime të tilla janë të ngjashme me ato të Millosheviçit.

“Ali Ahmeti dhe klani i tij duhet të sqarojnë se përse lejohet kërcënimi dhe shantazhimi i djemëve, familjeve dhe simpatizantëve të RDK-së, të cilët kanë zgjedhur opsionin tonë për të kthyer njëherë e përgjithmonë krenarinë shqiptare”, thuhet më tej në reagim.

“Lista jonë e udhëhequr nga dr. Selver Jashari dhe gjithë ekipi tjetër i listës së kandidatëve për deputet ka personalitete të formuara kombëtare, intelektuale, familjare, morale dhe me gjitha tiparet që duhet ti ketë një përfaqësues i popullit”, theksohet në deklaratë. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment