Në veri MUP-i serb me 62 grupe kontrabanduese

 
Numri i grupeve kontrabanduese në veri të Kosovës është 62. Atje funksionon MUP-i. Emrat e udhëheqësve dhe të pjesëtarëve të kësaj strukture janë të njohur për Qeverinë e Kosovës. Ato i tregon raporti i Zyrës së Koordinatorit për Zbatimin e Strategjisë për veriun.

Raporti, në mbi 60 faqe përshkruan deri në detaje jetën jashtë kornizës ligjore të Kosovës në pjesën më problematike të vendit, ku mbretërojnë strukturat paralele dhe ato shtetërore të Serbisë, grupe të rrezikshme huligane dhe ku grupet kriminale e bëjnë të vështirë jetën normale të qytetarëve.

Raporti, të cilin e publikon Koha Ditore po ashtu identifikon arsyet pse Beogradi vazhdon të mbajë veriun peng, që më së miri shpjegohet nga titulli i rezymesë përmbledhëse të raportit “Beogradi–me një këmbë në veri dhe me derë të hapur në Bruksel”.

“E vërteta e pakontestueshme është se në veri të Kosovës veprojnë aktivisht strukturat paralele të Serbisë që kanë jo vetëm dinamikë kundërshtuese ndaj Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare, por edhe ndaj njëra-tjetrës, në teatrin kompleks serbo-serb të veriut”, thuhet në raport. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment