Itali, kapen rreth 360 kg marijuanë në një kamion të nisur nga Vlora

Rreth 360 kg marijuanë, janë konfiskuar nga policia financiare në stacionin detar në Brindizit. Droga është gjetur në një rimorkio frigorifer të një kamioni që zbriti nga një traget i nisu nga porti i Vlorës. Drejtuesi i kamionit Lavdosh Manaj, 56 vjeç i lindur në Vlorë është arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Policia italiane ka bërë të ditur se 365 kg marijuanë ishin fshehur në shtratin e pasëm të kamionit. Droga ishte ndarë në 29 pjesë.


(www.shekulli.com.al/2011/05/07/itali-kapen-rreth-360-kg-marijuane-ne-nje-kamion-te-nisur-nga-vlora.html)

No comments:

Post a Comment