Greqia nuk del nga eurozona

Ministria greke e Financave konfirmoi takimin e ministrave të Financave të Eurozonës në Luksemburg dhe pjesëmarrjen e Greqisë në të, ashtu siç lajmëroi revista gjermane “Spiegel”.

Ministri grek i Financave, George Papakonstantinu, tha në mënyrë të prerë se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë diskutim për daljen e Greqisë nga zona e euros, ashtu siç pretendonte kjo revistë.

Ai tha gjithashtu se nuk bëhet fjalë për ndonjë ristrukturim të mundshëm të borxhit grek, por se qeveria greke mbetet e angazhuar për zbatimin e programit.

Ministria e Financave ka deklaruar nëpërmjet një njoftimi se "Ministri i Financave, George Papakonstantinou, mori pjesë në një takim të thirrur nga presidenti i Eurogrupit dhe kryeministri i Luksemburgut, Jean Clod Juncker.

Sipas raporteve, në takimin e Luksemburgut, u shqyrtua kriza e borxhit në zonën euro dhe e gjendja financiare e Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë.

U shtrua si problem edhe shtrëngimi i kushteve të politikave ekonomike të Greqisë dhe zgjatja e afatit të kujdestarisë ndërkombëtare.


(www.gazetaexpress.com/?cid=1,18,53255)

No comments:

Post a Comment