Itali, fillon aplikimi për pasaporta biometrike në ambasadën shqiptare

Zyra konsullore e Ambasadës shqiptare në Romë, bën të ditur se prej ditës së nesërme 27 Prill 2011, fillojnë aplikimet për pajisjen e shtetasve shqiptarë me karta identiteti dhe pasaporta biometrike.

Me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, ky shërbim i posaçëm është ofruar tashmë dhe po vijon pandërprerje në zyrën konsullore të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Selanik.

Ky shërbim synon t’i vijë në ndihmë të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi e Itali.

No comments:

Post a Comment