Në Shtator gjyqi i mjekut të Michael Jackson

Për në Shtator është shtyrë gjyqi i mjekut të Michael Jackson, Conrad Murray, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia.


Gjykatësi Michael Pastor pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtës, me të cilën kërkuan të premten shtyrjen e gjyqit, me qëllim që të përgatiten për të pyetur dy dëshmitarë të rinj mbrojtës.

Avokatët e z. Murray, të cilët dje ishin prezentë në sallën e gjyqit në Los Anxhelos, kishin kërkuar shtyrjen për dy javë por gjykatësi preferoi ta shtyjë gjyqin deri në Shtator me qëllim që të sigurohet se çdo çështje që ka ngelur pezull në lidhje me gjyqin, do të zgjidhet deri atëherë.

http://www.albanews.gr

No comments:

Post a Comment