Interi fiton pa problem

Interi mund të mos jetë shpallur kampion i Italisë, por e ka vërtetuar statusin prej klubit kampion bote që është, duke e mposhtur me lehtësi Fiorentinën në Meazza me rezultat 3-1.

Interi ishte i pa kapshëm në këtë takim. Fillimisht Samuel Eto’o ia përgatiti golin Giampaolo Pazzinit pas 25 minutash lojë, para se rezultatin ta dyfishonte Esteban Cambiasso (28’), përsëri pas asistimit të Samuel Eto’os.

Fiorentinën në lojë e kthen Alberto Gilardino me golin e nderit të shënuar për 2-1 (74’), para se Philippe Coutinho t’i japë fund takimit (77’) për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar.

Interi me këtë fitore ka 72 pikë në pozitën e dytë dhe është shumë pranë që të bëhet nënkampion i Italisë, ku konkurrent të drejtpërdrejtë e ka Napolin.



 /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment