Serbët i kërkojnë Stefanovicit ndarjen e veriut

Nëse kryenegociatori serb, Borislav Stefanovic do ta vizitojë Kosovën, ai pritet të përballet me kërkesa goxha vështirë të realizueshme. Jo nga pala kosovare , mënyrë që ai te futet në territorin e Kosovës, por nga përfaqësuesit serbë të veriut të cilët do t’i kërkojnë atij që në agjendën e bisedimeve të futet edhe çështja e shkëputjes së veriut.

“Nuk po shohim ndonjë të mirë nga bisedimet Prishtinë- Beograd. Serbët as qe do të duhej të bisedonin me institucionet e Kosovës. Por meqë ka ardhura puna ku ka ardhur, ne me këmbëngulje do të kërkojmë nisjen e negociatave për ndarjen e Kosovës”, ka thënë një burim i gazetës Zëri nga veriu i Kosovës.

Ky burim ka shfaqur bindjen se vizita e Stefanovicit do t’iu sjellë atyre ndonjë të mirë, përkrahje që të punojë në të mirë të tyre dhe në realizimin e kërkesave të tyre.

“Tashmë është e qartë, nuk do t’i pranojmë kurrë institucionet e Kosovës, pavarësisht çfarë thonë zyrtarët kosovarë apo atë ndërkombëtarë”, ka thënë ky burim.

Nga ana tjetër pala kosovare e përfshirë në bisedime është këmbëngulëse se nuk do të diskutohet për çështjen e statusit dhe integritetit territorial.

“Tashmë e kemi bërë të qartë, se asnjë diskutim me Serbinë nuk do të bëhet për statusin e Kosovës. Çdo gjë qe lidhet vetëm më çështje teknike, dhe kështu do të mbetet”, ka thënë kryenegociatorja e Kosovës, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.


/Telegrafi/

No comments:

Post a Comment