Insektet "aliene" të Filipineve

 
Ato duken si monstra nga një tjetër planet, por këto insekte të çuditshme në fakt jetojnë në planetin tonë. Fotografi Rundstedt Rovillos ka trajnuar syrin e tij për të gjetur këto krijesa ekzotike, që gjenden në Manila (Filipine).

Fotot e tij të pabesueshme tregojnë çdo specie në detaje, të cilat nuk do të mund të shiheshin nga syri i lirë. Koleksioni përfshin lloje të ndryshme grerëzash, vemjesh dhe brumbuj që duken krejtësisht të huaja nga ato që gjenden nëpër kopshtet e zakonshme.

Një vemje duket më shumë si një dragua se një insekt - me një bri - që duket si i dalë nga kafka e tij. Edhe insekte të tjera kanë pamje të çuditshme që ngjajnë me breshkat apo që kanë një lëkurë që duket si ajo e një leopardi.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment