Guardiola – konferenca për shtyp

 
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, beson se skuadra e tij duhet të luajë shumë më mirë se sa dy vite më parë për ta fituar Ligën e Kampionëe në finalen ndaj Manchester United në Wembley të shtunën mbrëma.

Në konferencën për shtyp të mbajtur para ndeshjes së madhe, Pep Guardiola nuk mendon se skuadra e tij është favorite – përkundrazi, ajo sipas tij duhet ta përmirësojë lojën.

“Është shumë e çuditshme të them se unë jam i kënaqur që fituam, por të bëhemi të sinqertë, ne duhet të luajmë shumë më mirë se sa në vitin 2009. Ne duhet të luajmë më shpejtë. Në aspektin e intensitetit dhe në disa gjëra tjera, ata nuk ishin aq të mirë sa kemi dashur. Kjo është ajo që u kam thënë lojtarëve vazhdimisht gjatë ditëve të kaluara. Nëse lojtarët do të luajnë të shtunën njëjtë sikurse në Romë, atëherë ne nuk do të fitojmë”.

“Unë jam i brengosur për gjithçka sa i përket Manchester Unitedit. Ata janë fantastikë, lojtarë të fuqishëm dhe janë po aq të mirë sa ne. Ky nuk është ekip i të kaluarës. Ky është ekip historik. Ata kanë kaluar nëpër shumëçka dhe ata e dinë si të bëjnë gjëra të ndryshme. Ata janë një prej ekipeve më të kompletuara që kam parë në të gjitha aspektet. Ja pse duhet të vë një ekip të mrekullueshëm”, theksoi Guardiola.



Sidoqoftë, Guardiola ka besim se lojtarët e tij do të vazhdojnë me paraqitjet impresive të këtij sezoni, të cilat bënë që Barca të arrijë në finale të Copa del Rey dhe ta fitonte titullin e tretë radhazi në La Liga.

“Pikat e forta? Manchester United ka shumë të tilla, por pika të dobëta? Mirë, ata kanë edhe shumë të tilla. Ne duhet të shfrytëzojmë atë që kemi në mënyrën sa më të mirë. Ne jemi të gatshëm. Ne jemi në disponim të mirë. Ishin disa gjëra të cilat nuk më pëlqyen në stërvitje, por në përgjithësi them se jemi të gatshëm për sfidën. Nëse luajmë sikurse vitin e kaluar dhe japim gjithçka, mendoj se do të jetë e mjaftueshme në fund”, tha Pep.



Spekulimet e fundit e lidhnin Guardiolan me një largim nga Barcelona, por trajneri refuzoi të fliste mbi spekulimet për të ardhmen e tij.

“Jo, sot nuk është dita të flas për këtë. Kjo është një shfaqje dhe ne kemi punuar shumë ditë për të ardhur këtu. Largimi? Do të flas për këtë një ditë tjetër”, përfundoi konferencën e tij për shtyp, Pep Guardiola. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment