I moshuar për herë të parë ne shkallët lëvizëse.(VIDEO)

Një i moshuar nga Papua Guineja e Re është takuar për herë të parë me shkallët lëvizëse dhe kaloi kohë të gjatë i pavendosur para tyre, derisa më në fund i ndihmoi dikush që të mposhtë frikën nga e panjohura.

Rezultati është një video shumë e këndshme, që është parë mbi 1 milion herë në YouTube.

Pasi që i moshuari kaloi një kohë i pavendosur para shkallëve lëvizëse, u mblodh një grup i vogël i njerëzve, të cilët në fillim u munduan ta bindin se nuk kanë pse të frikësohen dhe se është jashtëzakonisht e lehtë përdorimi i tyre.

Në fund, një grua e mirë e mori të moshuarin për dore dhe e dërgoi deri në fund të shkallëve të një qendre tregtare në Papua Guinenë e Re me duartrokitjet dhe brohoritjet e grupit në fund të shkallëve, transmetojnë mediet kroate.

Edhe pse videoja e të moshuarit është argëtuese, ekziston edhe diçka magjike në takimin e parë me të panjohurën. Kjo është edhe një dëshmi e fjalës së njohur se njeriu mëson derisa është gjallë.


(kuriozitete.net)

No comments:

Post a Comment