Valencia dhe Milani shënjestrojnë Klosen

Sulmuesi gjerman Miroslav Klose është pranë largimit nga Bayern Munichu, ndërsa e ardhmja e tij mund të jetë te Valencia ose Milani.
Rossonerët janë të interesuar për një sulmues jo të shtrenjtë për ta mbështetur Zlatan Ibrahimovicin, ndërsa, sipas Tuttosport, 32-vjeçari është njeriu i duhur për atë pozitë.

Nga ana tjetër, Kicker njofton se Valencia është e interesuar që ta forcojë sulmin gjatë verës, kurse veterani gjerman, të cilit i përfundon kontrata këtë verë, mund të jetë zgjidhja e duhur për skuadrën spanjolle.

Muajt e fundit, Klose lidhet me klubet, si Borussia Dortmund, Tottenham Hotspur dhe Lazio, ndërsa tani duket se Milani dhe Valencia janë favoritë për transferimin e tij.

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment