Hulk rinovon kontratën


Porto ka reaguar shpejtë për ta blinduar sulmuesin Hulk, duke ia rinovuar atij kontratën deri në vitin 2016, me një klauzolë në kontratën e rinovuar prej 100 milionë euro.


“Porto mund të konfirmojë se ka zgjatur kontratën e lojtarit deri më 30 qershor të vitit 2016, me një klauzolë në kontratë prej 100 milionë euro”, shkruan në komunikatën e klubit portugez.

Me këtë rinovim përfundimisht shuhen shpresat e Milanit për ta transferuar supersulmuesin në San Siro.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment