Tiranë, Keshilli bashkiak 28 socialistë e aleatë 1 më shume se e djathta

Tiranë, Keshilli bashkiak  28 socialistë e aleatë 1 më shume se e djathtaTIRANE- Votat paraprake të partive japin dhe tablonë e përfaqësimit ndërmjet socialistëve dhe demokratëve në këshillin bashkiak të metropolit shqiptar, Tiranës.


Në bazë të dhënave të deritanishme, socialistët pritet të kenë 25 deri në 26 këshilltarë bashkiakë. Nga 55 anëtarë që ka këshilli bashkiak, 25 do t’i përfitojnë vetëm socialistët pa aleatët e tyre. Në këtë këshill nga partitë e opozitës pritet të kenë këshilltarët e tyre, PDS-ja, PSV’91 dhe mbase dhe PSD-ja.

Sistemi proporcional pritet të sjellë ashtu si në 2009-ën, një përfaqësim të ngushtë të raportit të anëtarëve në Këshillin Bashkiak. Kështu 28 anëtarë do t’i kenë socialistët dhe aleatët e tyre, ndërsa 27 pritet t’i kenë të djathtët me aleatët e tyre. Demokratët do të përfaqësohen në këshill me minimumi me 18 anëtarë. Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë gjithsej 5 anëtarë në këshill. Ndërsa Partia Për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të ketë dy anëtarë. Me nga një anëtare do të kenë PLL-ja dhe PR-ja.

Formula e ndarjes së mandateve të këshilltarëve bashkiakë është aplikuar me atë që u përdor për herë të parë për ndarjen mandateve të deputetëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Ndërkohë që në këtë lloj ndarja, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar mbetet jashtë përfaqësimit me anëtar në “Parlamentin” e metropolit. Edhe pse ka marrë mbi 3 mijë vota si subjekt, LZHK-ja mbetet jashtë, sepse nuk plotëson kriterin ligjor, të 3% të votave të totalit për të pasur të drejtën e përfaqësimin në këshillin bashkiak. Pranë nëse në total janë 200 mijë vota, LZHK-së i nevojitet minimumi 6 mijë vota për një anëtar.
(BalkanWeb.com)

No comments:

Post a Comment