Dirigjenti italian fitues i Princit të Asturias 2011

Dirigjenti italian fitues i Princit të Asturias 2011MADRID- Dirigjenti italian, Riccardo Muti fitoi sot çmimin Princi i Asturias në Art 2011, për rrugëtimin në dimensione universale me teatrot më të mëdha të botës.


''Riccardo Muti, drejtor muzikor i Chicago Symphony Orchestra, njihet si një nga dirigjentët kryesorë në botë dhe nderon traditën klasike'', vlerësoi juria.

''Ai ka drejtuar me pasion dhe virtuozitet orkestrat nga më prestigjiozet, duke lënë gjurmë të thella me interpretimet e tyre që kanë arritur dimensione universale'', sipas jurisë.

Në moshën 69-vjeçare, Riccardo Muti ka patur funksione si drejtor muzike në Orkestrën filarmonike të Londrës, të Philadelphia Orchestra dhe në La Scala të Milanos. Ai ka drejtuar edhe orkestrat filarmonike të Berlinit, Nju Jorkut dhe Vjenës.

Në vitin 2010, çmimin Princi i Asturias të Artit e mori skulptori amerikan, Richard Serra.Ndër më prestigjiozet në Spanjë, secili nga tetë çmimet e ndara çdo vit që prej 1981 nga ky fondacion i drejtuar nga princi trashëgimtar Felipe ka vlerën 50 000 euro dhe një skulpturë të artistit katalan Joan Miro.

Këto çmime ndahen zyrtarisht në vjeshtë në Oviedo (. Çmimi i Artit është i pari në serinë e çmimeve për Shkencat Shoqërore, Komunikim, Kërkime Shkencore, Letërsi dhe Sport.

http://www.balkanweb.com

No comments:

Post a Comment