Guardiola: Ekipi i Ëndrrave më i mirë se Barca e tashme


Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola (Foto: Reuters)Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ekipi i tij i tashëm nuk mund të krahasohet me “Ekipin e Ëndrrave” të Johan Cruyff të viteve 1990-ta.


Barca mund të kurorëzohet kampion sonte me një fitore ndaj Levante, e që do të ishte titulli i tretë radhazi për Pep Guardiolën në tre sezone në krye të ekipit.

“Ata ishin pionierë. Ata nuk mund të arrihen vetëm duke fituar shumë tituj. Ju kurrë nuk mund të jeni baras me ‘Ekipin e Ëndrrave’, pasi ata ishin të parët që i dhanë fund asaj periudhe prej aq shumë vitesh pa fitore”, ka thënë Guardiola, i cili ka qenë pjesë e atij ekipi.

“[Ish-trajnerët Louis] van Gaal, [Frank] Rijkaard dhe ne kemi vazhduar gjërat, por asgjë nuk do të kishte ekzistuar pa ta”, ka thënë Guardiola.

 /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment